Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhbllokohet aktiviteti i Sori-Al / Helmimi i 64 studentëve të Akademisë, AKU: Kushtet e higjienës konform normave

schedule18:02 - 16 Korrik, 2026

schedule 18:02 - 16 Korrik, 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut “Sori-Al”, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, në qershor.  AKU permes nje njoftimi per shtyp thote se vendimi u mor pas pergjigjes se analizave te kryera.

Sipas AKU edhe mostrat e marra ne ushqime dhe tamponet e higjenes ne mjedis dhe pajisje te dates 25 qershor, pas dyshimeve per helmim te nje grupi studentesh te Akademise se Sigurise, dhe ato te marra me vone, pas riinspektimit me 10 korrik rezultuan konform normave për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit thote se kompanise i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!