Prezantimi i projektit “Smart City” nga kryeministri Edi Rama vjen si një reagim sistemik ndaj vrasjes tragjike të nxënësit Martin Cani, një ngjarje që ai deklaroi se nuk e ka harruar.
Rama u shpreh se ky mekanizëm i sofistikuar teknologjik do të ngrejë parandalimin e krimit në një nivel tjetër për të mbrojtur fëmijët e rrezikuar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu as kritikat ndaj politizimit ekstrem dhe spekulimeve mediatike që pasuan tragjedinë te shkolla “Fan Noli”.
“Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi në shkollën Fan Noli, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë psikologjike me versionet e ndryshme të ngjarjes, me politizimin ekstrem të vdekjes dhe me gazetarinë e gjakut.
Ndërkohë Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit dhe qeveria u vunë në shënjestër të spekulimeve, sajesave dhe fabrikimeve që zgjatën jo pak dhe torturuan jo pak familjarët dhe gjithë opinionin publik. Unë nuk e kam harruar! Siç e harruar ata që abuzuan deri në fund atë tragjedi.
E rikujtoj çdo ditë, këtë projekt, e cila është përgjigjja jonë ndaj asaj tragjedie. Një shtet matet me mënyrën se si reagon ndaj çdo gjëje që ndodh. Reagimi ynë në këtë rast është një reagim sistemi.
Do të mundësoje që shumë fëmijë, të cilët mund të jetë potencialisht një ditë të rrezikuar, të mos kenë asnjë pasojë, sepse ky reagim sistemik do të lërë pas një mekanizëm të sofistikuar teknologjik. Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër”, tha Rama.



