Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri/ Temperatura deri në 42 gradë, meteorologët: Kulmi pritet nesër

schedule13:46 - 16 Korrik, 2026

schedule 13:46 - 16 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit me origjinë nga Afrika ka përfshirë sërish Shqipërinë. Temperaturat janë rritur ndjeshëm duke nisur  nga e enjtja dhe sipas meteorologëve do të kulmojnë të premten ku në zona të caktuara të vendit   parashikohet ti kalojnë 40 gradë celcius.

“Sot presim 41 gradë celcius në Elbasan dhe Berat, por me fresk Shkodra. Neser presim  temperatura të larta ,  zgjerohet harta,  Shkodër, Tiranë, Fier, Berat,  Elbasan, Gjirokastër.  Nuk ka ndonjë ndryshim nga sot nesër vetëm në vlerat maksimale,  mund të arritj 42 gradë nesër në Elbasan.  Të tejrat mbeten 40- 41, shumë qytete  39 gradë. Madje parashikohet mjaft nxehtë në Vlorë  bregdet që është pak më freskët,  36 -37 gradë celcius në zona malore,   Kukës dhe jo më shumë se 32 – 33 gradë celcisu Korçë që do jetë më fresk  këto ditë.”

Parametri I erës lehtëson  pak temperaturat e larta,   por sipas  meteorologëve  përballë rrezikut për zjarre në disa zona të vendit nxit përhapjen e flakëve.



“Kemi një erë  mesatare,  herë pas herë dhe e fortë që bën të ndjehet pak më freskët,  por nëse do kemi vater zjarri në ndonjë zonë , sidomos qarku I Vlorës,  kryesisht veriperëndimi Shkodra dhe Lezha që herë pas here  kanë një erë mjaft të fortë kjo e favorizon duke zgjeruar hartën e zjarrit.”

Rënie të  temperaturave pritet të dielën.   Por kjo do të zgjasë pak. Pasi meteorologët parshikojnë rikthim të të nxehtit afrikan dhe në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

“Parashikohet që të kemi te dielën një tërheqeje të valës ku do kemi freskim që do të zgjasë për  disa ditë deri ne 25 -26.   Ditët e fundit të korrikut dhe fillim I gushtit kemi sërish  aktivizim të masave të nxehta afrikane.”

Ndërkohë vranësirat do të jenë të pranishme ndërsa të enjten  rrebeshet  pritet të mos mungojnë  në zona të izoluara . Te premten do të ndërpriten për tu rikthyer fillimin e javës së ardhshme në veri dhe verilindje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!