Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia kualifikim në Champions/ Fitore 6-1 ndaj rivalit Petrokub në “Arenën” e Rrogozhinës

schedule12:33 - 16 Korrik, 2026

schedule 12:33 - 16 Korrik, 2026

“Mallkimi” më në fund mori fund. Mund të themi e katërta e vërteta dhe Egnatia e kaloi një raund në Ligën e Kampionëve, madje me një triumf të vërtetë.

Kampionia e trefishtë radhazi e Shqipërisë ia doli me suksesin 6-1 kundër Petrokubit nga Moldavia, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1. Edhe pse pa kapitenin Aleksi të pezulluar pas kartonit të kuq në sfidën e parë, skuadra e trajnerit Nevil Dede ishte shumë më lart se kundërshtari.

Golat u shënuan radhazi.



Bitri që në 2’, Albaneze në 31’, fund të pjesës së parë shkaktoi autogol Platika, ndërsa Jago ngjiti rezultatin në 4-0 pa u mbushur një orë lojë. Rotaru realizoi një rrjetë thjesht për ngushëllim për moldavët, por seria e rrogozhinasve nuk kishte përfunduar.

Bakajoko në 84’ dhe Gruda në minutën e fundit ishin autorët e golave të radhës. Festa në “Arenën” e Rrogozhinës ishte e plotë, dhe tashmë pritet rivali i radhës. Pas një kualifikimi sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës ndaj Dinamos së Minskut, erdhi edhe triumfi në Champions që deri tani dukej si një mirazh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!