“Privilegj shumë i madh”, Ahmedi prezantohet te Shkëndija!

schedule17:26 - 4 Janar, 2020

schedule 17:26 - 4 Janar, 2020

Mesfushori Valon Ahmedi ka firmosur me Shkëndijën dhe është prezantuar si futbollisti më i ri i kuqezinjve nga Tetova. Ahmedi ka një karrierë të pasur dhe është një futbollist shumë cilësor. Afrimi i tij i ka përforcuar edhe më shumë kampionët. Pasi firmosi kontratën, mesfushori foli për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur.

Në radhë të parë, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e KF Shkëndija për pritjen e ngrohtë që më kanë bërë, për profesionalizmin e treguar, për besimin dhe për vlerësimin që më kanë bërë si futbollist.  Përveç faktit se është një kënaqësi e madhe, mund të them se është një privilegj shumë i madh për mua si futbollist, sepse të gjithë e dinë se Shkëndija ka qenë, është dhe do të mbetet historia e gjithë shqiptarëve këtu në vendin tonë.

Jam shumë i lumtur për marrëveshjen me Shkëndijën, sepse rikthehem në vendlindje, në veçanti pranë të familjes time që paraqet një energji dhe diçka që nuk përshkruhet me fjalë, për faktin se deri tani kam luajtur çdo herë jashtë. Mua më mbetet që vetëm me punë, angazhim, me djersë dhe me përkushtim maksimal, ta kthej besimin e Shkëndijës në fushë për gjithçka që kanë bërë deri tani. Të them të drejtën mezi pres të nis punën me grupin”, tha Ahmedi për faqen zyrtare të klubit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!