Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”.
Në banesën e tij në fshatin Trush, 21-vjeçari mbante sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë, 1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu.
Municioni dhe armët u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër./abcnews.al



