Analisti Geron Kamberi deklaroi se parada e Francës mori një peshë të veçantë për shkak të rrethanave ndërkombëtare dhe zhvillimeve që përkojnë me këtë periudhë.
Sipas tij, në Francë u mblodh edhe “Koalicioni i Vullnetarëve”, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në përballjen e saj me Rusinë.
Kamberi shtoi se prania e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte si qëllim të tregonte se Ukraina nuk është e vetme dhe se do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Europës.
“ Përmes kësaj parade mori një peshë të veçantë për shkak të disa rrethanave që përkojnë me datën. Në Francë u mblodh një grup i njohur si “Koalicioni i Vullnetarëve”, duke i dhënë një mesazh edhe Ukrainës.
Ka një ndryshim për mbështetjen e Ukrainës për të përballuar Rusinë. Me ardhjen e Trump, ata hoqën mbështetjen e drejtpërdrejtë. Ishin 57 vende kundër Rusisë. Në këtë kuptim, ky ndryshim që ndodhi pas 20 janarit të vitit 2025, këto elemente janë përbërës të kësaj shfaqjeje dhe demonstrimi force të Francës.
Ukraina donte të jepte mesazh me praninë e Zelenskyt, që Ukraina nuk është vetëm dhe do të ketë mbështetjen e Europës.”



