Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reformat duhet të thellohen”, Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz, unë do jem krah jush!

schedule20:02 - 14 Korrik, 2026

schedule 20:02 - 14 Korrik, 2026

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, përshëndeti mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një lajm shumë të mirë për procesin e zgjerimit të BE-së.

Ajo tha se ky hap u bë i mundur pasi Shqipëria përmbushi pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit, por theksoi se reformat duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Sipas komisioneres, vendi po ecën drejt objektivit ambicioz për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Duke iu referuar një sondazhi të fundit, Kos tha se 92 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, 94 për qind besojnë se anëtarësimi do t’i sjellë vendit më shumë përfitime dhe 93 për qind kanë besim te Bashkimi Europian. Ajo siguroi se do të vijojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë deri në përfundim të mandatit të saj.



“Sot mbyllëm tri kapitujt e parë me Shqipërinë, është moment i madh për vendin, është super e marta për zgjerimin. I mbyllëm për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, kjo u bë e mundur se ka përmbushur pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Ky është një hap i ndërmjetëm, duke thënë se reformat duhet të vijojnë të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027.

Këtë inkurajojmë të vijojë progresi në drejtësi, antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar, ne këmbëngulim për reformat rrënjësore. Sondazhi i fundit tregon se në Shqipëri 92 për qind e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit, 94 për qind mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë avantazhe dhe 93 për qind i besojnë BE-së. Reformat kanë sukses nëse të gjithë ata që janë të prekur të dëgjohen. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!