Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën

schedule15:33 - 13 Korrik, 2026

schedule 15:33 - 13 Korrik, 2026

Komisioni Evropian ka njoftuar të hënën se ka nisur një iniciativë me 15 partnerë për të ofruar 883.6 milionë euro ndihmë për Gazën.

Sipas KE-së “Iniciativa e Ekipit të Gazës”, e nisur në takimin e Grupit të Donatorëve të Palestinës në Bruksel, do të mbështes projektet e rimëkëmbjes për popullin e Gazës.

Dymbëdhjetë vende evropiane si dhe Japonia iu bashkuan iniciativës, së bashku me Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane për Investime.



Australia dhe Kanadaja kanë shprehur interes dhe pritet të bashkohen, ka thënë komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica.

Iniciativa ka për qëllim “vlerësimin e shpejtë të dëmeve dhe nevojave për Gazën, koordinojë projektet e hershme të rimëkëmbjes që adresojnë restaurimin e shërbimeve bazë, duke përfshirë infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve, menaxhimin e mbeturinave dhe mbetjeve të ngurta, si dhe restaurimin e sistemeve shëndetësore, të energjisë, të bujqësisë dhe të ushqimit”.

KE-ja kishte arritur më parë një marrëveshje me autoritetet izraelite mbi hapat e mëtejshëm për dy projekte të mëdha mbi menaxhimin e mbeturinave dhe ujit në Gaza.

Që nga viti 1994, BE-ja ka ofruar pothuajse 30 miliardë euro ndihmë për palestinezët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!