Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të ardhurat për frymë, mbi 1 mijë euro në muaj”/ Qeveria: Do rriten të ardhurat për çdo individ deri në 2029

schedule14:00 - 13 Korrik, 2026

schedule 14:00 - 13 Korrik, 2026

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve  do të vijojnë të rriten ndjeshëm duke  tejkaluar  nivelin e mbi 1 mijë eurove në muaj. Këto të dhëna konfirmojnë  ecurinë e mirë të ekonomisë në vend dhe vijimin e rritjes së pagave për qytetarët. Qeveria ka miratuar kuadrin makroekonomik dhe fiskal për vitet 2027-2029 ku  janë hartuar projeksionet për ekonominë shqiptare në 4 vitet e ardhshme. Gjatë këtij viti parashikohet që të ardhurat për një indiv përgjatë një viti të tejkalojnë vlerën e 12 mijë eurove duke arritur në 14.4 mijë euro në vitin 2029.Sipas vlerësimeve parashikohet që të ardhurat të vijojnë të kenë një rritje me gati 1 mijë euro më tepër përgjatë çdo viti.

Të ardhurat për frymë tregojnë se, mesatarisht, çdo banor i një vendi po gjeneron ose mund të ketë shumë të ardhura se më parë . Kjo  përkthehet si një tregues se pagat do të vijojnë të rriten e po ashtu edhe ekonomia në tërësi  duke krijuar më shumë mundësi për konsum

Po ashtu pavarësisht tensioneve gjeopolitike qeveria parashikon se ekonomia shqiptare do të ketë një nivel të qëndrueshëm rritje ekonomike duke u fiksuar në nivelin e 4%.Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikonte që ekonomia shqiptare do të ishte një ndër më optimisitet në vendet e rajonit.



Ndërsa niveli I çmimeve të konsumit parashikohet të stabilizohet pavarësisht sfidave me të cilat përballet ekonomia. Sipas Qeverisë në 4 vitet e ardhshme inflacioni do të pozicionohet në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% pavarësisht se aktualisht ka pasur një rritje të lehtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!