Analisti Klementin Mile thotë se në protestë mund të ketë interesa shumë më të gjera se mbrojtja e flamingove në Zvërnec.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Mile u shpreh se gjithashtu, ndoshta mund të ketë grupime të lidhura me një agjendë kundër presidentit amerikan, Donald Trump.
“Sesi u zhvendos nga Zvërneci në Tiranë, nuk e dimë saktësisht, emrat konkretë. Mund të hamendësojmë. Mund të ketë interesa shumë më të gjera se mbrojtja e flamingove në Zvërnec. Ndoshta, duke kaluar edhe ditët, rikthehemi te kjo pyetje. Jemi në ditën e 43 sot, e kemi parë që nga ditët e para, njerëzit iu bashkuan protestës, u bë masive një moment, humbi masiviteti. Kemi një pjesëmarrje që nuk është shumë e madhe, e qëndrueshme dhe ndoshta, ajo bërthama që e ngjizi protestën, është aq e fortë sa vazhdon aty. Ndoshta mund të themi, mund të jenë edhe grupime të lidhura me një agjendë anti Trump. Nuk mund të vë dorën në zjarr për këtë gjë, por dyshime kam”, theksoi ai./abcnews.al



