Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luanët” ndalojnë “Vikingët” / Anglia në gjysmëfinale të Botërorit, mund 2-1 Norvegjinë

schedule13:12 - 12 Korrik, 2026

schedule 13:12 - 12 Korrik, 2026

Janë aty ku donin që të ishin.

Anglia ishte një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, dhe mbrëmja e 11 korrikut I dha atë që dëshironte, kualifikimin në gjysmëfinale.

Ashtu siç bënë në 1966, 1990 e 2018.



Norvegjia u mund me përmbysje 2-1, suksesi duhet thënë se ishte I merituar, ndonëse në futboll duhet të kesh edhe fat, dhe “tre luanët” e patëm, sidomos në pjesën e dytë.

A do të munden të besuarit e trajnerit Tomas Tuhel të përsërisin heroizmin e brezit të Bobi Çarltonit apo Bobi Murit, kjo është çështje tjetër.

Në stadiumin e Majemit u luajt në kushte saune, me temperatura që për shkak të lagështisë ndiheshin si 41 apo 42 gradë Celsius, ndonëse të dyja skuadrat vuajtën njësoj, duke qenë europianë të veriut.

Gjithsesi, Norvegjia u duk më e bashkuar, e vendosur më mirë, dhe tepër e shpejtë në veprime.

Duket, lidhja me tifozët me festimin e vozitjes I ka bërë më të fortë, ndonëse Erling Haland nuk mundi të bënte dot asgjë këtë herë.

Në krahun tjetër, nuk shkëlqeu dot as kandidati tjetër për Këpucën e Artë, Harri Kejn.

Një tjetër “luan” shpëtoi Anglinsë.

Pasi Shjelderup shënoi shumë bukur për “vikingët”, në “katedër” u ngjit mesfushori I Realit, Xhud Belingham.

Barazoi në momentin kyç, në fund të pjesës së parë, falë një frymëzimi individual, pas topit të marrë nga Gordon.

Ai do të realizonte edhe për fitoren, por jo përpara sesa norvegjezëve t’u anulohej një gol për faull pikërisht të Halandit, dhe përpara se Mëler të godiste traun e portës së Pikfordit.

Tuhel humbi për dëmtim shtyllën e mesfushës, Rajs, por Eze dhe Saka bënë diferencën nga stoli, ashtu si edhe Roxhers.

Ylli I Aston Vilës shtyu në gabim portierin Niland, heroin ndaj Brazilit, dhe Belingham ishte në vendin e duhur për 2-1.

Anglia tashmë do të luajë gjysmëfinalen me Argjentinën, kampione të botës, një nga duelet më të ndjerë në planet që pas luftës në ishujt Malvine, që britanikët I quajnë Folklend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!