Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Shkodër/ Makina e bërë shoshë, pamjet nga vendi ku u gjet i vdekur Aleksandër Koçeku

schedule23:00 - 11 Korrik, 2026

schedule 23:00 - 11 Korrik, 2026

SHKODËR- Një ngjarje e rënë ka tronditur zonën e Prekalit në Shkodër, pasi një person u gjet i vdekur brenda automjetit, i qëlluar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku, një emër i njohur për Policinë e Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku mbi xhamat e makinës shquhen breshëria e plumbave, të cilët kanë përshkuar automjetin ku u gjet i vdekur Aleksandër Koçeku.

Ai rezulton se ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka, ngjarje kjo e regjistruar më 27 shkurt 2025. Pas vrasjes së 20-vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e vëllait të tij, Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa vendosi nën hetim Aleksandër Koçeku.



Vasel Koçeku është i dyshuari kryesor i vrasjes se Pavlin Preka. Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se e ka shtyrë për tre muaj hetimet për ketë ngjarjeje.

Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me krimin e kryer në shkurt të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!