Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy konflikte në Kamëz dhe Kombinat, 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim

schedule11:51 - 11 Korrik, 2026

schedule 11:51 - 11 Korrik, 2026

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në zonat e Kamzës dhe Kombinatit.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 20 vjeç, dhe O. E., 21 vjeç. Ata dyshohen se, gjatë një konflikti të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte dy shtetas. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Në një rast tjetër, specialistët e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 37 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti në rrugën “Thoma Goxha”, në zonën e Kombinatit, ka goditur fizikisht dy shtetas, duke u shkaktuar dëmtime.



Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin K. L., 33 vjeç, i dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Pamjet e përplasjes janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!