Analisti Sefer Selimi ka deklaruar se, nëse vërtetohen pretendimet për lidhje të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me Serbinë, atëherë duhet të ndërhyjë Prokuroria Speciale.
Selimi u shpreh se shpreson që këto pretendime të mos jenë të sakta dhe të mbeten vetëm në nivel aludimesh.
Selimi kritikoi gjithashtu qeverisjen e Kurtit, duke thënë se në vitet e fundit ai nuk ka realizuar premtimet e dhëna dhe se këtë e kanë treguar edhe zgjedhjet.
“ Nëse vërtetohet se Kurti dhe VV-ja punojnë për Serbinë, duhet të thirret Prokuroria Speciale. Shpresoj mos të jenë të sakta, por vetëm aludime.
Për qumështoren Vita, kur kemi parë analizat e muajit prill kanë dalë të mira dhe shpresojmë të dalin të mira, dhe të heqim justifikimet apo dilemat që mund të ketë ndonjë send që nuk mund të lejohet për prodhimin e qumështit.
Kurti në këto vitet e fundit nuk ka bërë çfarë ka premtuar dhe kemi parë zgjedhjet, dhe e dimë shumë mirë që premtimet nuk i ka mbajtur.
Marrëdhëniet me SHBA-në, investimi ka qenë i tij dhe jo rastësisht Mitrovicën, dhe ka shpaguar një pjesë të investimit.
Jemi këtu ku jemi dhe shpresoj që, me ftesat që u ka dërguar partive opozitare, është një shpresë për takimin e radhës dhe marrëveshje politike.”



