Sa më shumë zhvillim, aq më shumë protesta. Reagimin qytetar kryeministri Edi Rama e lexon si sinjalin e qartë se shoqëria shqiptare ka dalë zyrtarisht nga varfëria dhe ka hyrë në një tjetër fazë, atë të zhvillimit. Detyra e vetme për të përmbushur pritshmëritë sipas kryeministrit, mbetet anëtarësimi i Shqipërsë në BE në 2030.
“Procesi i integrimit nuk duhet të banalizohet dhe që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. është një process historik për 1001 arsye por edhe për ekonominë e kujtdo, vecanërisht të rinjve.
Për ata që janë gjenerata më të rritura në moshë, kjo që thash është relativë, për të renë është absolute. Shqipëria e pas 10 vjetëve do jetë Europa e të rejave e të rinjve
Nuk mund që një narrativë absurde të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europaa është standardi që kërkohet, nevoja për të parë jo 5 km e ndërtuara po 100 m që mungojnë, është cfarë e lidh europën dhe Shqipërinë anëtare të BE me këtë nevojë
Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jete, bashkëjetese. Është të ndërtojmë më tej komunitetin, jo qytetin. Të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe e sheshe. Jo thjesht ekonomi, po mirëqënie.” tha Rama.



