Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në eventin “Rilindja 2.0”, i cili synon prezantimin e projekteve të reja për zhvillimin dhe modernizimin e bashkive në të gjithë vendin.
Fjalën e hapjes në këtë aktivitet e mbajti ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, i cili prezantoi disa prej projekteve që pritet të zbatohen në territor.
Sipas ministrit, aktualisht në territor janë 83 muze, ndërsa 22 projekte konkrete pritet të marrin jetë. Në kuadër të paketës së re të mbështetjes, synohet krijimi i 70 muzeve bashkiakë, të fokusuar te traditat dhe identiteti lokal.
Demo bëri të ditur gjithashtu se një tjetër prioritet do të jetë zgjidhja e problematikës së parkimit në qytete, për të cilën parashikohet një investim prej 120 milionë eurosh.
“Me këtë paketë dhe këtë mbështetje financiare, kjo paketë do të krijojë 70 muze bashkiakë, që do të fokusohen te traditat lokale. Ne po punojmë që të zgjidhim edhe çështjen e parkimit. 120 milionë euro do të harxhohen për ta zgjidhur këtë çështje”, deklaroi ai.
/abcnews.al/



