Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E shkuara e hidhur e viktimës në Laç/ Muaj më parë i ndërroi jetë, gruaja shtatzënë. Dinamika e krimit

schedule10:04 - 10 Korrik, 2026

schedule 10:04 - 10 Korrik, 2026

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laç, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Lika. Referuar burimeve nga grupi i hetimit, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se viktima dhe autori kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë.

Viktima, sipas burimeve, muajt e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të një sjelljeje të çrregullt dhe përdorte lëndë narkotike. Para disa muajsh i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme autori dhe viktima janë parë në qendër të Laçit dhe dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal.



Viktima ka kaluar pranë banesës së autorit, aty ku ndodhi edhe ngjarja, dhe dyshohet se autori ka dalë nga banesa pasi kishte marrë armën e zjarrit, me të cilën qëlloi disa herë në drejtim të viktimës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!