Xhonatan Lajthia është afrimi i parë tek Erzeni, po ka lëvizje edhe në dalje. Me ardhjen e durrsakut, në Shijak kanë menduar të ndërpresin bashkëpunimin me mesfushorin Imer Zuna. Ai luajti 9 ndeshje të plota me Erzenin në pjesën e parë të sezonit dhe tani duhet të gjejë një tjetër skuadër.
“Klubi I Futbollit Erzenit zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Imer Zunen. KF Erzeni falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë”, njofton klubi shijakas.
Zuna në të shkuarën është aktivizuar te skuadra e Kamzës në Kategorinë e Parë, për të kaluar më pas tek Iliria e Fushë-Krujës. Pas tre sezoneve me këta të fundit, 24-vjeçari zgjodhi ta vijonte karrierën tek Erzeni. /abcnews.al

