Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Kosova e nisi takimin mire, pasi kaloi në epërsi që në minutën e tretë me Xhylanin, qe realizoi nga goditja e këndit.
Vllaznia barazoi në minutën e 37-të me anë të Qatos.
Momenti kyç i ndeshjes erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur Skovgard u përjashtua me karton të kuq te Malisheva.
Vetëm një minutë më vonë, debutuesi Musta shënoi golin e fitores nper shkodranet.
Vllaznia ruajti avantazhin deri në fund, me kualifikimin qe vendoset sfiden e kthimit.
Dinamo e ka nisur me humbje rrugëtimin në Ligën e Konferencës, pasi u mund 1-0 nga Astana në “Elbasan Arena”./abcnews.al



