Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje faktin që, ndërsa të gjithë europarlamentarët mbështetën Shqipërinë në votimin në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, deputetët e PD votuan kundër.
Kjo tregon se europarlamentarët, madje edhe ata që protestuan në Shqipëri, e duan më shumë vendin sesa PD, që thotë se mbështet integrimin, por bën çdo gjë ta pengojë atë.
Por deputetët opozitarë nuk mund të pengojnë zhgënjimin që lanë te eurodeputetët me votat e tyre.
“Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste🇦🇱
Sepse ShqipëriaNukNdalet
Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë
Sepse PartiaSocialisteNukNdalet”, shkruan Rama./abcnews.al



