Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të Poçemit.
Një automjet tip “ Ford” është përplasur me një automjet tjetër teksa lëviznin në korsi të kundërta. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy shtetas.
Në vendngjarje janë shërbimet e policisé.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndérsa grupi hetimor po punon pér përcaktimin e rrethanave të këtij aksidenti.



