Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare.
Në relievet malore në lindje dhe kryesisht juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.



