Çfarë do ndodhë pas vdekjes së Soleimanit? Ngjashmëria me vrasjen e Franz Ferdinandit

schedule10:59 - 4 Janar, 2020

schedule 10:59 - 4 Janar, 2020

Pas vdekjes së komandantit të lartë ushtarak të Iranit, ka shumë spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas.

Gjeneral Qasem Soleimani u vra nga dronë amerikanë në Bagdad, ndërsa kjo ka sjellë përshkallëzimin e situatës mes Iranit dhe SHBA-së.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë shkruar se vrasja e gjeneralit iranian ngjason me atë të Franz Ferdinandit, 105 vite më parë. Asokohe, Archduke Franz Ferdinand, trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze, u vra sëbashku bashkëshorten e tij në qershor të vitit 1914, në Sarajevë.  Ai u vra nga një aktivist 18 vjeçar boshnjak, i cili ishte i zemëruar që vendi ishte pushtuar nga perandoria e Archduke. Kjo vrasje ishte shkaku i fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Duke pasur parasysh paralelet e dukshme me Sarajevën 1914 dhe vrasjen e gjeneralit në Bagdad, ka shumë spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas.

Vdekja e Qasem Soleimanit nuk erdhi  në mënyrë të papritur, sepse kjo rrjedhë vrasjesh  erdhi prej fundit  të dhjetorit ku mbeti i vrarë një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Pas vrasjes së civilëve, lëvizja shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane.

Vetëm tre ditë tre ditë ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Qasem Soleimani. Ndërsa Irani ka paralajmëruiar hakmarrje të SHPËR, Trump është përgjigjur se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Kush ishte Qasem Soleimani:

Qasem Soleimani pretendohej si president i ardhshëm iranian, por në shumë mënyra pozicioni i tij ishte edhe më i fuqishëm.

Si drejtues i një njësie elitare të ushtrisë së vendit, “Quds” ai ishte përgjegjës për zgjerimin e ndikimit të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai drejtoi operacionet ushtarake në Siri, Liban dhe Irak. Ishte një figurë jashtëzakonisht me ndikim edhe jashtë vendit.

Por SHBA e ka quajtur komandantin dhe forcën e tij ushtarake “terroriste” dhe i cilëson përgjegjës për vdekjen e qindra njerëzve amerikanë.

Vdekja e tij ka provokuar zemërim të madh në Iran dhe ka shqetësim të madh ndërkombëtar për atë që mund të ndodhë më pas.

/abcnews.al