Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit: Ishin absolutisht të nevojshme

schedule08:45 - 8 Korrik, 2026

schedule 08:45 - 8 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”.
Duke folur për gazetarët pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Ankara, Rutte deklaroi se reagimi i Uashingtonit ishte i justifikuar pas, sipas tij, shkeljes së armëpushimit nga Irani.

“Mendoj se ishte absolutisht e nevojshme, sepse kur ke një armëpushim dhe Irani në thelb po e shkel atë – e pamë çfarë ndodhi dje me anijet që u sulmuan”, tha kreu i NATO-s.

Ai shtoi se një reagim i vendosur nga SHBA-ja ishte i domosdoshëm për të garantuar sigurinë në rajon.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!