Gjatë një interviste për emisionin “War Report” në ABC News, gazetari Sokol Brahaj deklaroi se samiti i NATO-s që po mbahet në Ankara dëshmon fuqizimin e pozitave ndërkombëtare të Turqisë dhe të Presidentit Erdogan.
Sipas tij, ky aktivitet vlerësohet si pritja më madhështore e realizuar nga kryeqyteti turk, ku vëmendja kryesore është përqendruar te lehtësimi i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA duket se ka kuptuar rolin kyç të Ankarasë si anëtari i dytë më i fuqishëm i aleancës dhe si negociatore në konfliktet më të nxehta globale. Në këtë kuadër, Brahaj kujtoi se Turqia është bashkëthemeluese e projektit F-35 dhe theksoi deklaratën e presidentit Trump se disa nga këta avionë pritet të mbërrijnë së shpejti në vend.
“Turqia dhe Erdogan duket se ka fuqizuar pozitat e tij ndërkombëtare. Presim që të jetë gjeja më kryesore për Turqinë ky samit. Kjo është pritja më madhështore e Ankarasë. Turqia është bashkëthemeluese e F35. Gjatë viteve të fundit kanë filluar që të lehtësuar sanksionet.
Ndërkohë që vetë Trump tha se disa avionë F35 do të arrijnë në Turqi. Turqia ka qenë vendi i vetëm që ka folur dhe ka pasur negociatat me vendet më të nxehta të lufta. Edhe Amerika mesa duket e ka kuptuar rolin e Turqisë, edhe si anëtari i dytë më i fuqishëm i NATO-s”, tha gazetari.



