Liderët e Aleancës zhvillojnë një takim dyditor në kuadër të Samitit të NATO-s që mbahet në Ankara, me fokus te shpenzimet për mbrojtjen.
Analisti Nura komentoi në “NewsLine” në ABC News” zhvillimet e Samitit të NATO-s, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në Aleancë dhe mundësinë që Tirana të presë samitin e vitit 2027.
Sipas tij, Shqipëria, ka ndërtuar një profil të rëndësishëm përmes stabilitetit politik dhe rolit të saj në promovimin e dialogut në Ballkanin Perëndimor.
“Do të ketë zhvillime të mëdha. Ajo që diskutohet, Turqi jo rastësisht është pritësja e radhës dhe kërkon ti japë vetes një rol shumë më të madh. Trump përfaqëson një ekuilibër të ri me Europën dhe duket se Erdogan po luan që të ketë një rol të veçante. Ajo që ka rëndësi, është Tirana çfarë roli luan? Ka një rol modest është vend i vogël, por ka ofruar gjithmonë stabilitet dhe politikës së ekuilibruar që ka mbajtur me Perëndimin në mënyrë të veçantë dhe duke dhënë modelin e paqësor në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me të gjitha gjasat Samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë. Por ka rëndësi se nëse ne do kemi Samitin e NATO-s në Tiranë do të jetë një çmim i jashtëzakonshëm për Tiranën dhe për këtë duhet të punojnë të gjitha palët qoftë opozita apo shoqëria civile. Ne kemi stabilitet për të ofruar dhe nëse prishet ky stabilitet, atëherë mund ta humbim”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria shpreson që në 2027 të mbajë takimin e Samit të NATO-s në Tiranë.
“Besoj që Rama do punojë për këtë Samit por duke ndërtuar ekuilibra. Nuk besoj se Rama do kthehet në Tiranë pa patur një takim me Giorgia Meloni. Sfida dhe basti për të gjitha palë është 5 % i produktit të brendshëm bruto. Ekuilibrat mes BE dhe SHBA janë mjaft delikate, pasi në njëfarë mënyrë kanë diferenca për zhvillimet ushtarake. Rutte e përcaktojnë qartë ‘që Trump na ka bërë të reflektojmë’. Me ardhjen e Trump që ka vënë Amerikën të parën, duke që Europa po vetë-organizohet. Në kemi qenë gjithmonë midis botëve, për fat të mirë jemi pjesë e NATO-s dhe është e padiskutueshme që nuk do të shuhet. Dhe duhet luajtur me kujdes nga pikëpamja e diplomacisë për të mos u bërë pjesë e përplasjeve”, tha ndër të tjera analisti Nura.
/abcnews.al/



