Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla reagon pas mashtrimit të Berishës për qumështin e derdhur në Prishtinë: Do të doja që të ishte shitur në Shqipëri

schedule13:07 - 7 Korrik, 2026

schedule 13:07 - 7 Korrik, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas asaj që e cilëson si mashtrim nga Sali Berisha lidhur me rastin e qumështit të derdhur në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do të kishte preferuar që qumështi i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njësoj siç, sipas tij, shalqiri i Myzeqesë duhet të shitet në Kosovë.



“Do të doja shumë që ai qumësht i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njëlloj sikur shalqiri i Myzeqesë të shitet në Kosovë. Duhet të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin. Përndryshe, bufat e kënetës në Shqipëri dhe sorrat e inkubatorit në Kosovë do të bëjnë gjithmonë dëm, sa herë t’u jepet mundësia”, shkruan Balla.

Reagimi i Ballës vjen pasi ai akuzon Berishën se ka mashtruar në lidhje me rastin e qumështit të derdhur në Prishtinë, një çështje që ka nxitur debat publik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!