Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shpërthime pranë hotelit ku qëndronte Macron në Damask, autoritetet siriane rrisin masat e sigurisë

schedule10:37 - 7 Korrik, 2026

schedule 10:37 - 7 Korrik, 2026

Alarm në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Siri.

Sipas një burimi nga shërbimet e sigurisë siriane, shpërthimet u shkaktuan nga pajisje shpërthyese të vendosura në zonën pranë hotelit. Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet bllokuan rrugët përreth dhe forcuan masat e sigurisë në zonë.

Dëshmitarë okularë i thanë për mediat e huaja, se panë tym që ngrihej pranë hotelit në Damaskun qendror, ku Macron kishte kaluar natën dhe nga ku ishte nisur më herët drejt pallatit presidencial për takimin me presidentin sirian Ahmed al-Sarrah.



Televizioni shtetëror sirian raportoi se Macron u prit nga presidenti sirian pak kohë pas incidentit.

Autoritetet siriane vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e pajisjeve shpërthyese.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!