Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump sulmon sërish Melonin në prag të samitit të NATO

schedule15:00 - 6 Korrik, 2026

schedule 15:00 - 6 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet me kryeministren italiane Giorgia Meloni, vetëm një ditë përpara samitit të NATO-s që do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.

Mbrëmjen e së dielës, Trump publikoi në platformën e tij Truth Social një fotografi ku shfaqet Meloni me shpinë pranë tij gjatë samitit të G7 në Evian. Mbi imazh ishte vendosur mbishkrimi: “Duhet një urdhër ndalimi”, një postim që shihet si një tjetër sulm ndaj kryeministres italiane, pas tensioneve të ditëve të fundit mes Uashingtonit dhe Romës.

Përplasja mes dy liderëve nisi pas samitit të G7 në Evian, kur Trump deklaroi se Meloni i ishte lutur për të bërë një fotografi me të. Kryeministrja italiane iu përgjigj publikisht përmes një videoje në rrjetet sociale, duke theksuar se “Unë dhe Italia nuk lutemi kurrë”.



Postimi i fundit i presidentit amerikan vjen në prag të samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë çështje kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, mes tyre edhe objektivin për rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se samiti është përgatitur për të shmangur përplasjet mes aleatëve, por ka pranuar se sjellja e Trumpit mbetet një faktor i paparashikueshëm.

Gjatë samitit në Ankara, Trump pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje vendeve anëtare që rritja e buxheteve të mbrojtjes të shoqërohet me investime konkrete në aftësitë ushtarake.

Sipas mediave amerikane, përfshirë Politico, retorika e ashpër e Trumpit ndaj aleatëve evropianë mund të jetë pjesë e presionit për të nxitur rritjen e investimeve në mbrojtje dhe industrinë ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!