Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Del para Gjykatës bosi i mashtrimeve me call center/ Vlorë, lihet në burg Granit Pepnika dhe dy të arrestuarit e tjerë

schedule11:32 - 6 Korrik, 2026

schedule 11:32 - 6 Korrik, 2026

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Granit Pepnika, i cili u arrestua pak ditë më parë në Dhërmi. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për shtetasin Xhoni Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për shtetasin Redion Rexhmati, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas burimeve, Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për këtë çështje.



Tre shtetasit u vunë në pranga të premten në zonën e Drimadhës, pas zhvillimit të operacionit policor të koduar “Rrjetet”, i organizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Operacioni kishte si objektiv goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjere

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!