Vijon beteja me flakët në zonën pranë fshatit Drizë, ku për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.
Për shkak të përmasave të zjarrit, në operacion është angazhuar edhe ndërhyrja nga ajri, me qëllim izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.
Në terren po punojnë intensivisht forcat e shërbimit zjarrfikës të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, të cilat po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt zonave përreth.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa operacioni për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit është ende në vijim.



