Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat/ “Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka”, Rama: Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE!

schedule10:02 - 5 Korrik, 2026

schedule 10:02 - 5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në bulevard, duke thënë se ato përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish.

Sipas tij, një pjesë e protestuesve janë qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe probleme konkrete, ndërsa një tjetër grup i cilësoi si “korë e zezë” e përbërë nga individë që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë shans të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE



“Jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që dolën sinqerisht dhe ‘korën e zezë’ të dështakë-zemërakëve që krijojnë situata konvulsive,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se në raste të tilla mund të shfaqen edhe elementë dhune, ndërsa përdori një shprehje metaforike duke thënë se “kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!