Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gent Progni takohet me Flamur Nokën”/ Avokati Beqiri: Një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD

schedule23:32 - 4 Korrik, 2026

schedule 23:32 - 4 Korrik, 2026

Avokati Idajet Beqiri thotë se një ndër organizatorët e protestave para Kryeministrisë, Gent Progni, i cili është arrestuar për dhunën ndaj deputetëve para Kuvendit, është takuar me Flamur Nokën në makinë e këtij të fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Progni ka qenë në makinën e Nokës, para se të shkonte në protestë, para hotel Rognerit.

Beqiri deklaroi se një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD.



“Protesta lindi si një organizim i jashtëm, nga forca të caktuara, edhe shtetesh, të cilat nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk duan që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha. Saliu arriti që ta manipulojë protestën dhe e ka në dorë thuajse 100 përqind ai, e komandon ai. Thoni një fjalë thotë ai, edhe Berisha në burg, që të bëheni të besueshëm. Krerët e protestës, që marrin mikrofonin janë të Sali Berishës. Foli ai Gashi, babai im është Sali Berisha thotë. E pamë kush ishin sot të tjerët, doli ai Ndregjoni. Doli ai Malka, po dihet që është njeri që jep kokën për Saliun.

Një ndër krerët e protestës, është i arrestuar, ai Progni. Para se të shkonte në protestë, shkonte takonte Flamur Nokën. Ishte me makinën e Nokës, 1 orë para protestës. Para Rognerit, ka një mori dëshmitarësh, e kanë parë me sytë e tyre, Progni në makinën e Flamur Nokës. Jo vetëm Genti, po një pjesë e mirë e tyre”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!