Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë, në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes, duke u përfshirë plotësisht nga zjarri. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen nga grupi hetimor. Dyshimet e para flasin për një defekt apo shkëndijë elektrike si shkak të mundshëm të incidentit.



