Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar protestën e fundit, duke e cilësuar atë si një tubim “pa objekt”.
Sipas Çupit, protestuesit nuk janë të vetëdijshëm për qëllimin e tyre dhe, siç u shpreh ai, “janë të ngarkuar me urrejtje” dhe po përdoren për interesa të tjera.
“Njerëzit që dalin në Bulevard nuk e dinë sa të shëmtuar janë bërë. Ata nuk e dinë se po bëjnë luftën e një tjetri. Kjo është një luftë që nuk bëhet në Shqipëri”, u shpreh ai.
Më tej, Çupi deklaroi se protestat, sipas tij, ndikohen nga faktorë të jashtëm, duke përmendur Rusinë dhe Iranin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Njerëzit që dalin në Bulevard nuk e dinë sa të shëmtuar janë bërë. Njerëzit janë ngarkuar me urrejtje dhe ata që kanë dalë në protestë nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Ata nuk e dinë se po bëjnë luftën e një tjetri. Kjo është një luftë që nuk bëhet në Shqipëri. Janë të përdorur dhe po luajnë një lojë kukullash. Lajmi sot ishte kur SHBA tha, se Shqipëria ka paguar më shumë se sa duhet dhe është më shumë dinjitoze në NATO se sa duhet. Ata që i tërheqin pas hunde ndalin njëri pas tjetrit. Sot doli Rusia, Irani është gjatë gjithë kohës, Albin Kurti po ashtu, port ë gjitha këto janë në kontrollin e superfuqive”, tha më tej Çupi.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, disa zhvillime ndërkombëtare ndikojnë në mënyrën se si formësohen këto protesta në Shqipëri. Gjithashtu ai tha se kanë për synim që të ndalojnë ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Protesta ka hyrë në perversitet është kthyer në perverse.
“I dëgjuam ato folësit atje duke thënë këtij populli duhet t’i bësh nënën. Kjo nuk është qytetari. Qytetarë që nuk bëjnë asnjë punë, por vetëm shohin shefa të tyre…Protesta ka hyrë në perversitet ka vdekur morali”, tha ai.
/abcnews.al/



