Kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu, njoftoi të premten se do të japë dorëheqjen,.
Munteanu nuk dha një arsye të qartë për largimin e tij, i cili vjen më pak se një vit pasi ai u betua për të udhëhequr qeverinë pro-perëndimore të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian , pas një procesi të tensionuar zgjedhor, të parë gjerësisht si një zgjedhje midis Lindjes dhe Perëndimit, shkruan AP.
“Sot i jap fund mandatit tim si kryeministër. Në momentin që e kuptoj se nuk mund ta ushtroj më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet e mia, zgjedh të largohem.”, shkroi Munteanu në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
Ai shtoi: “E pranova propozimin për t’u bërë kryeministër me shumë përgjegjësi dhe bindje të fortë se mund të kontribuoj në ndryshimin e gjërave për mirë.”
Në një deklaratë për shtyp pas dorëheqjes së tij, presidentja moldave Maia Sandu falënderoi Munteanun për udhëheqjen e tij gjatë një “periudhe komplekse” për Moldavinë, por tha se ajo priste “më shumë përfshirje në vendime të ndërlikuara, më shumë hapje për të dëgjuar njerëzit”.



