Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IKMT shemb beach bar në Jalë, ishte ndërtuar pa leje në vijën bregdetare

schedule08:55 - 3 Korrik, 2026

schedule 08:55 - 3 Korrik, 2026

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas informacioneve paraprake, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, çka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij. Aksioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ka përfunduar pa incidente.

Gjatë ndërhyrjes së IKMT-së nuk është shënuar asnjë problem apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.



Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po verifikohen një sërë ndërtesash për të konstatuar nëse janë ndërtuar pa leje ose nëse nuk plotësojnë kriteret ligjore për t’u legalizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!