Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

  • në Europë 77%
  • rri në Amerikën Latine 23%
Loading ... Loading ...
 

AMP arreston katër policë në Shkodër/ Ruanin Hasan Verracakun, dyshohet se shpërdoruan detyrën

schedule19:44 - 2 Korrik, 2026

schedule 19:44 - 2 Korrik, 2026

Katër punonjës policie janë arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, pasi dyshohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas AMP-së, hetimet nisën pasi u konstatua se shtetasi Hasan Ferracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan: Inspektor Dorjan Hasandoçaj; Inspektor Gentian Xhanari; Inspektor Dioniz Hotaj; Punonjësi Ridvan Zefi,



të gjithë me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.

Ndërkohë, ndaj Hasan Ferracakut rëndon dyshimi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata.

Hasan Ferracaku ndodhej në masën “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë pesë vite më parë.

Nga ajo ngjarje humbën jetën katër persona: vëllai i tij, Kujtim Ferracaku (59 vjeç), dy vëllezërit Edmond Gocaj (38 vjeç) dhe Xhovan Gocaj (25 vjeç), si edhe kamarieri Myzerim Zeneli (20 vjeç). Ndërsa Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar mbetën të plagosur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!