Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Muja dha urdhër për inspektim pa asnjë paralajmërim në fabrikën e qumështit “Vita”

schedule19:21 - 2 Korrik, 2026

schedule 19:21 - 2 Korrik, 2026

Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Eroll Shehu, ka konfirmuar se inspektimi i paparalajmëruar në fabrikën e qumështit “Vita” është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë zhvilluar një kontroll në ambientet e “Vita”, pa njoftim paraprak.
Sipas autoriteteve, inspektimi është ndërmarrë pasi kompania ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku, duke arsyetuar vendimin me mungesën e tregut.

Për këtë arsye, AUVK ka nisur procedurat e inspektimit, të cilat sipas raportimeve synojnë edhe verifikimin e kushteve për vazhdimin e aktivitetit të kompanisë.
Eroll Shehu ka konfirmuar se veprimi është ndërmarrë në bazë të një vendimi të ministrit.

“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit. Vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim. Sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, është shprehur ai.



Inspektimi vjen në një kohë kur “Vita” ka reaguar ashpër ndaj institucioneve, duke e cilësuar veprimin si presion ndaj prodhuesit vendor.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rezultatet e kontrollit apo masat që mund të ndërmerren pas përfundimit të inspektimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!