Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programet e start up/ Rama: Kemi dyfishin e fituesve krahasuar me vitin e kaluar, rritje e numrit të aplikuesve

schedule13:42 - 2 Korrik, 2026

schedule 13:42 - 2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se këtë vit është dyfishuar numri i fituesve për programet start up.

Në kuadër të eventit “Grant 2026”, Rama u shpreh se ka pasur rritje të numrit të aplikuesve, për fonde.

“Ne sot kemi dyfishin e fituesve të vitit të shkuar. Është me rëndësi edhe shpërndarja gjeografike, kemi aplikime nga i gjithë territori. Pjesa më e madhe është në Tiranë. Në Shkodër dhe Vlorë kemi rritjen më të madhe relative. Unë jam shumë i kënaqur për rritjen e numrit të vajzave dhe grave, është domethënëse. Më vjen mirë që kemi kapacitetet, janë edhe aplikantët nga disapora. 38 mentorë, shumica janë shqiptarë profesionistë të diasporës. Sot, janë 42 produkte të këtij programi që janë lançuar në treg dhe funksionojnë si sipërmarrje. Bullizimi online, me sharje, fyerje, akuza, nga burime që janë të padenja për vëmendjen tuaj. Dua të ndaj një eksperiencë të thjeshtë.



Mos zbrisni tek komentet, janë jopërfaqësuese. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie. Dikur i përgjigjesha komentuesve, intensivisht. E kuptova që ishte e gabuar dhe në vend se të merrja respektin, vetëm rrisja angazhimin, dhe sasinë e baltës që më kthehej mbrapsht. Nuk zbres më nën postim për të parë çfarë thuhet. Programi i start up është program që financohet nga paratë e buxhetit të shtetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!