Argjinatura e Vjosës e dëmtuar nga vërshimi I lumit gjatë përmbytjeve të janarit po riparohet.
Projekti synon jo vetëm riparimin e çarjeve të argjinaturës por edhe ngritje të nivelit nga 10 cm deri ne 45 cm për Degën e Martinës dhe nga 10 cm deri në 1 metër për bankinën e kolektorit të Klosës.
Inxhinierë të bordit të kullimit sqarojnë se investimi synon ta bëjë argjinaturën më rezistente ndaj vërshimeve të ujërave të lumit të egër.
Nga vërshimet e janarit u dëmtua bankina e kanalit vaditës së quajtur dega e Martinës që shërben edhe si argjinaturë. Megjithëse niveli i Vjosës kaloi në shifra rekord për 40 vitet e fundit, bankina e Martinës i rezistoi vërshimeve duke shmangur përmbytjet masive të zonës bregdetare si ato që ndodhën ne vitet 2013-2017
Ndërhyrja për rehabilitimin e argjinaturës së Vjosës përfshin afërsisht 3400 metra linearë ndërsa pas përmbytjeve të vitit 2017 u investua ne 4600 metra të kësaj argjinature



