Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD përtërihet në Bulevard/ Zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar, Julia Emiri folëse në protestë

schedule10:24 - 2 Korrik, 2026

schedule 10:24 - 2 Korrik, 2026

PD ripërtërihet në bulevard. E përzgjedhura e Sali Berishës për të drejtuar Këshillin Kombëtar demokrat për 4 vitet e ardhshme është një vajzë e re, aktore dhe aktiviste.

Julia Emiri fitoi me 207 vota garën përballë Silva Hasajt, por ndryshe nga rivalja e saj, Emiri ka dy foltore për të folur, një në PD dhe një në bulevard.

Emiri është shfaqur si një protestuese e rregullt në bulevard, aty ku me zë të lartë kërkohet burgosja e Berishës, madje aktorja ka patur mundësinë që të mbajë fjalime sa herë të dojë para qytetarëve.



Por duket se nuk është rastësi që mikrofoni i jepet në protestën e bulevardit, një personazhi shumë afër PD që tashmë shpërblehet edhe me postin e lartë të kryetares së Këshillit Kombëtar nga Sali Berisha.

Dhe kjo tregon edhe evolucionin e të rinjve në politikën shqiptare. Julia Emiri nuk ka shumë dallim nga Marjana Koçeku, të dyja i bashkon bulevardi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!