Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëbim nga Kosova për serbët e “Gazimestanit”/ Shkaktuan trazira dhe cenuan rendin publik

schedule17:03 - 1 Korrik, 2026

schedule 17:03 - 1 Korrik, 2026

Ndalim për të hyrë në territorin e republikës së Kosovës për tre vitet e ardhshme dhe gjobë prej 700 eurosh për secilin nga 36 të ndaluarit në Gazimestan gjatë shënimit të Vidovdanit më 28 qershor.

Mbi ta rëndoj akuza për “shkaktim të trazirave dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike”.

Ata janë kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit dhe të ndaluarve u ishin konfiskuar dokumentet personale deri në shpalljen e vendimit.



Gjyqtarja e çështjes, Naime Krasniqi, tha se dokumentet nuk do t’u kthehen të 36 personave derisa ta paguajnë gjobën prej 700 eurosh.

Të ndaluarit kishin bërë thirrje “Kosova është Serbi”.

Autoritetet në Kosovë i kishin paralajmëruar të pranishmit se ishte e ndaluar shfaqja e çdo simboli që nxit “urrejtje ndëretnike, fetare ose politike”.

Serbia dhe vendet e rajonit mblidhen tradicionalisht çdo 28 qershor në Gazimestan për të shënuar Vidovdanin, që është edhe festë fetare, në përkujtim të betejës kundër Perandorisë Osmane më 1389.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!