24 orë nga ngjarja është gjetur trupi i të riut që u zhduk në ujrat e liqenit të Batllavës në Kosovë.
Shtetasi që humbi jetën është 25 vjeçari Lirim Ruhani.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, i riu është parë duke hyrë në ujë, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Ai ka qenë duke lundruar me një barkë së bashku me familjen e tij, ndërsa dyshohet se më pas ka vendosur të notojë.
Bashkëshortja e tij ka konstatuar se ai kishte hasur vështirësi dhe nuk kishte arritur të dilte më në sipërfaqe.
Puna për kërkimin e tij u ndal gjatë natës, për të rifilluar përsëri paraditen e sotme me lajmin e keq për familjarët.



