Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Breshëri shkatërron grurin/ Korçë, fermerët: Gjysma e prodhimit u dëmtua para korrjeve

schedule15:29 - 1 Korrik, 2026

schedule 15:29 - 1 Korrik, 2026

Mjaftuan vetëm pak minuta breshër dhe stuhi, për të shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë e kultura të tjera bujqësore në fushën e Maliqit.

Pak ditë përpara korrjes, forca e natyrës goditi parcelat me grurë, duke bërë që fermerët të humbin më shumë se gjysmën e prodhimit.

Në shumë parcela, kallinjtë janë rrëzuar plotësisht në tokë, duke e bërë thuajse të pamundur korrjen.



Breshëri nuk kurseu as kulturat e tjera.

Sipërfaqe me qepë e kultura të tjera sezonale u prekën nga kushtet e përkeqësuara atmosferike, duke dëmtuar ekonomitë familjarë të dhjetëra fermerëve.

Me një situatë të ngjashme, fermerët kujtojnë se janë përballur edhe 4 vitë më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!