Spanja regjistroi mbi një mijë vdekje muajin e kaluar që mendohet të jenë shkaktuar nga i nxehti ekstrem, pas pesë ditëve me temperatura që tejkalonin 40 gradë Celsius.
Të dhënat në sistemin e monitorimit të vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, treguan se ky qershor kishte më shumë vdekje që i atribuohen nxehtësisë që nga i njëjti muaj në vitin 2015.
Temperaturat mesatare muajin e kaluar ishin 3.2 gradë më të larta se normalja, duke e bërë atë qershorin e dytë më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë pas qershorit 2025.
Në kulmin e valës së nxehtësisë më 23 qershor, afërsisht 73% e popullsisë së vendit, ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve shëndetësore për shkak të nxehtësisë; 38% e tyre u përballën me rrezik të lartë.
Ka pasur 12 valë të nxehtësisë në qershor që nga viti 1975, me gjysmën e tyre që ndodhën në dekadën e fundit. dhe 13 muajt qershorët më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961 janë shënuar të gjithë në shekullin e 21-të.
Kjo është provë se valët e nxehtësisë shfaqen në fillim të verës me një frekuencë më të lartë se më parë.
Vala e parë këtë vit ishte e jashtëzakonshme në veri të Spanjës jo vetëm për shkak të intensitetit të saj, por edhe për shkak të kohëzgjatjes dhe vazhdimësisë.



