Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Shqipëri, për herë të parë ministre dixhitale”/ Rama: Me AI, vendimet e pandershme të vështira për t’u fshehur

schedule13:50 - 1 Korrik, 2026

schedule 13:50 - 1 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara në teknologji, teksa ka emëruar edhe ministren e parë dixhitale.

Kreu i qeverisë shtoi se me inteligjencën artificiale, vendimet e pandershme, janë të vështira për t’u fshehur.



“Arritja më e madhe e këtij hapi të parë, nuk ishte leverdia. Është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri. Ndryshon se kush zotëron pushtet brenda pushtetit. Pse jo inteligjenca vetë mos të bëhej pjesë e qeverisë. I dhamë një zë kësaj inteligjence, Diella, e emëruam në rol kabineti. Prokurori publik, çdo qeveri duhet të blejë ilaçe, të bëjë rrugë, i thamë vetes, çdo ndodhte nëse inteligjenca do bëhej partner. Ka diçka që dua ta theksoj. Demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, përgjegjësia është njerëzore. Inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme, shumë më të vështira për t’u fshehur. Po shndërrohet në realitet administrativ.

Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim. Anëtarësimi është negociatë politike, por gjithkush që e ka kaluar këtë fazë, e ka kuptuar që është procesi më kërkues administrativqë ka kërkuar njerëzimi. Më shumë se 100 mijë faqe dokumentacion”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!