Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zemra, shkaku i parë për vdekjet/ INSTAT: Sëmundjet kardiake renditen të parat për vdekjet në Shqipëri

schedule13:15 - 1 Korrik, 2026

schedule 13:15 - 1 Korrik, 2026

Zemra vijon tu marrë jetën shqiptarëve.  Problemet  kardiovaskulare   mbeten shkaku I parë në piramidën e sëmundshmërisë për  vdekjet  në Shqipëri.

Instituti I Statistikave ka publikuar shkaqet e vdekjeve për vitin 2025 dhe në krye qëndrojnë  sëmundjet e  aparatit të qarkullimit të gjakut me  rreth  53%.

Në këtë grup bëjnë pjesë sëmundjet kronike dhe ishemike të zemrës dhe  ato të enëve të trurit.    Më shumë humbje jete prej tyre sipas INSTAT janë shënur tek  gratë se tek burrat përkatësisht me rreth  55%   dhe 52%.



Në vend te dytë Instituti I Statistikave rendit  shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë  me rreth 30% . Këtu përfshihen dhe vdekjet nga pleqëria.

Ndërsa në vend të tretë  qëndrojnë tumoret. Përgjegjëse për  15.3 % të humbjeve të jetës në vitin e shkuar.

Vitin e shkuar ne vendin tonë sipas Institutit të Statistikave  humben jeten  21 mijë e  394 persona.    Numri I vdekjeve  në raport me vitin paraardhes ka pesuar renie me  3.2%.   Ato qe dominojne jane shkaqet natyrale  ndersa ne vend te dyte renditen aksidentet rrugore  sipas INSTAT   me 2.2% te humbjeve te jetes dhe  rritje  me 0.3 % krahasuar me  vitin 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!