Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamera pranë burgut, si u organizua atentati/ Autorët monitoronin lëvizjet e objektivit kur vizitonte vëllain në Drenovë

schedule09:27 - 1 Korrik, 2026

schedule 09:27 - 1 Korrik, 2026

Vëllezërit Agolli përgatitën atentatin ndaj Brian Syzos duke vendosur kamerë pranë Burgut të Drenovës. Ndryshimi i planeve bëri që sulmi të kryhej në Pogradec.

Rreth katër ditë para atentatit ndaj Brian Syzos, pranë Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë u zbulua një kamerë e vendosur në një prej plepave përgjatë rrugës hyrëse të institucionit.

Sipas burimeve, pas verifikimit të pamjeve filmike dhe hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Korçë, u identifikuan si autorë të vendosjes së kamerës vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.



Hetimet paraprake dyshojnë se kamera ishte vendosur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim organizimin e një atentati në momentin kur ai do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili vuan dënimin në Burgun e Drenovës. Ky i fundit është dënuar për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane.

Sipas të njëjtave burime, ndryshimi i planeve të lëvizjes së Brian Syzos bëri që atentati të mos realizohej pranë burgut, por të kryhej më pas në qytetin e Pogradecit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Nikolla Agollin, i dyshuar si autori i të shtënave me armë ndaj Brian Syzos, si dhe David Priftin, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!